Pse keni kopjuar ‘Grande Fratello’ në çdo detaj?/ Arbana jep përgjigjen që nuk prisnim

Me datë 5 Tetor “Big Brother” u rikthye në ekranin e “Top Channel”, por këtë herë si “Big Brother VIP”. Moderatorja është Arbana Osmani, e cila komunikon shpesh me ndjekësit në rrjete sociale në lidhje me reality show-n.
Së fundmi, një prej tyre i ka shkruar se “Big Brother VIP” është një kopje e “Grande Fratellos” në çdo detaj. “Pse është kopjuar “Grande Fratello” në çdo detaj? Nuk mund të kishim diçka ndryshe, tonën”, i ka shkruar ndjekësi/ndjekësja.

Arbana i ka kthyer një përgjigje që nuk pritej, duke i thënë “Kemi prezantuesen”.

Loading...