Debatet e një dite më parë, ku opinionisti Arjan Konomi kritikoi Ritvanën për takimet që ka bërë jashtë emisionit, ndikuan që konkurrentja të mos paraqitet sot në studio.
Një festë, jashtë rregullave, ku ajo kishte shkuar bashkë me Mikelën acaroi Konomin, që shkoi më tej duke i thënë Ritvanës “të mbledhë mend, se nuk e ka mirë kështu”.
Tensionet në studio penguan vazhdimin e transmetimit të takimit mes Artanit dhe Ritvanës. Konkurrenti nuk kurseu as ironitë për të:
Artani: Realisht pati gjëra të bukura për të parë, por Hirushja iku me taksistin, kështu që…
Bora: Çfarë do të thuash me këtë Artan
Advertisements
Artani: Po ajo që ndodhi, se shumë skena po i bën vetëm me djalin prapa. Çdo gjë për atë po përflitet, dhe këtej po na bën skena të tjera.
Alvisa: Po ai ka qenë deri tani këtu o Artan, ti tani erdhe. Më atë ka pasur takime më të shpeshta. Nuk më pëlqen kur një person nuk është në studio
Mikela: Si mund të shprehesh ti në këtë lloj mënyre?
Artani: Sepse kështu dua unë
Mikela: Kështu do ti? Epo rregullo fjalorin!
Artani: Edhe ti rregullo fjalorin…
Tola: Për çfarë ta rregullojë fjalorin? Të ofendoi?
Artani: Po unë të ofendova gjë?
Vajzat njëzëri i përgjigjen se “Po, ajo që tha ishte ofendim”.
“Iku me taksistin, çfarë nënkupton ti”, thotë Alvisa.
Artani: Atë që mbolli, atë korri vajzë e dashur!