Moti i keq në këtë vend bën namin, përmbyten rrugët dhe mbyllen shkollat

Vijon moti i keq në vendin fqinj, me shira dhe stuhi në një pjesë të madhe të vendit. Shirat e dendur dhe stuhitë priten në Atikë nga mesdita e sotme deri në mesditën e së Premtes, ndërsa ekziston mundësia e breshërit.

Sipas mediave greke, mot i keq nisi që nga mbrëmja e djeshme në shumë pjesë të vendit, ndërsa mëngjesin e sotëm ka goditur zonën e Atikës. Reshjet e shumta të shiut shkaktuan bllokime të trafikut për kilometra në rrugët kryesore të Atikës. Bllokime pati dhe në rrugët Skylitsi dhe Tzavela në lartësinë e rrugës së vjetër bregdetare, në rrjedhën e poshtme drejt Pireut.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të fundit, për shkak të akumulimit të ujit, trafiku në Avenue Poseidonos e cila të çon drejt qendrës së Athinës vijon të mbetet problematik. Gjatë 24 orëve të fundit ka patur ndërprerje të
energjisë elektrike në Pagrati, Kerameiko dhe Kallithea.

Moti i keq shkaktoi probleme në transportin publik të metrove dhe tramvajit ku tashmë, itineraret elektrike në seksionin Tavros-Omonia u ndërprenë, ndërsa linjat në Thissio u përmbytën. Zjarrfikësit nxituan në stacion për të larguar ujin.

Në zonën e Atikës u vendos që të ndërpritet dhe mësimi në shkolla për arsye parandaluese për shkak të intensitetit të pritshëm të motit të keq dhe vështirësive të lëvizjes që mund të shfaqen. Rajoni po monitoron zhvillimin e fenomeneve të motit dhe do të kthehet me një njoftim të ri në lidhje me funksionimin e shkollave, nesër të Premten 15 Tetor.

https://youtu.be/E-Oka85updI

Loading...