Raporti i afërt i Semi Jaupajt me Donald Veshajn, flasin banorët

Afrimiteti i Semi Jaupajt dhe Donald Veshajt u komentua nga banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP”, si një pëlqim që mund të kthehet edhe në një histori dashurie.

Semi mohoi thashethemet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi. Kur Donaldi po fliste me Palomën për ndarjen nga moderatorja Bora Zemani, e cila është shoqja e ngushtë e Semit, Monika Lubonja tha: “Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë”.

“Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.”– tha Semi.

Së fundmi, Paloma tha se Semi është penalizuar nga kjo marrëdhënie me aktorin e humorit.

Pjesë nga biseda:
Paloma: Unë mendoj se Semi deri diku rri aty, mbyllet në atë strofullën e vet me Donaldin edhe s’…

Ardit Çuni: Ka për ta penalizuar Semin kjo marrëdhënia me Donaldin, shumë. Ka për të penalizuar se është shumë e përqendruar vetëm te Donaldi. Nuk është se ka lënë hapësira shumë.

Paloma: E ka penalizuar. Vetëm Donaldi, rri aty te strofulla e Donaldit, ku është Donaldi, mbrapa Donaldit…

Loading...