Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Beratit. Një aksion i policisë ka shtangur qytetarët e Beratit sidomos në momentin kur policia nxori armën gjatë ndjekjes së një shtetasi.
Por siç duket kjo ka qenë vetëm një skenë xhirimi e një filmi turk që ka lën për pak minuta qytetarët e Beratit të habitur.
Skena me makinat e policisë për momentin ka bërë që të gjithë të habiteshin kur policët nxorën armët për të bërë arrestimin e personit që po ndiqnin.
Personi kapet dhe arrestohet ashtu siç ndodh në një aksion të mirëfilltë policie por i shoqëruari ka qenë një actor turk i cili po realizonte skenën e një filmi që pritet të publikohet së shpejti.
Loading...