Një automjet është përfshire nga flaket, teksa po lëvizte në autostradën Milot-Thumanë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në afërsi të Mamurrasit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Makina e llojit foristradë “Mercedes Benz” po lëvizte në drejtim të Milotit dhe drejtohej nga një shtetas nga Kosova.
Sapo ka konstatuar zjarrin drejtuesi ka ndaluar mjetin në anë të rrugës dhe ka arritur të dalë bashkë me tre pasagjeret e tjerë pa marrë lëndime.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në makinë.
Loading...