Lëkundjet e forta të tërmetit në Shqipëri, u ndjenë edhe në…

Tërmeti rreth 5 ballë që u regjistrua sonte në mbrëmje në Shqipëri, ora 22.13, e kishte epiqendrën 4 km larg Lezhës dhe u ndje gjerësisht në të gjithë Shqipërinë.

Shërbimi sizmik evropian EMSC e konfirmoi këtë lëkundje sizmike, raportoi noa.al. Shërbimi shqiptar nuk dha ndonjë informacion.

Mësohet se tërmeti kishte fuqi 5 ballë dhe thellësi vetëm 2 kilometra. Qytetarët raportojnë se tërmeti u ndje shumë në Lezhë.

Po ashtu Tirana e përjetoi gjerësisht. Durrësi ishte po ashtu ndër rrethet që u ndje më së shumti tërmeti.

Shkodra, Laçi, Shëngjini po ashtu raportojnë se e ndjenë tërmetin. Shërbimi sizmik italian konfirmoi se tërmeti u ndje edhe në jug të Italisë, sidomos në Bari.

Po ashtu tërmeti është ndjerë në Malin e Zi, sidomos në Ulqin, por deri dhe në kryeqytetin Podgoricë.

Në Kosovë, u ndje gjerësisht. Në Maqedoni, u ndje sidomos në rajonet kufitare me Shqipërinë.

Në Bullgari, nëse 300 km nga epiqendra, banorët raportuan se e ndjenë tërmetin.

Loading...