Ngjarja në Bularat, Veliu pret një delegacion të policisë greke

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti sot në një takim, një delegacion të policisë greke.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë takimit përfaqësuesit e dy policive shkëmbyen informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë shtetasi K.K, në Bularat, Gjirokastër.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy policive në të ardhmen.

Në datën 28 tetor, në fshatin Bularat, Gjirokastër, shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i vrarë./atsh

Loading...