Një grua kishte te ntuar të udhëtonte me avion nga aeroporti i Londrës, “Heathrow” me pesë valixhe plot me para që kapnin vlerën e 2.8 milionë eurove.
Ajo u akuzua për larje parash. Tara Hanlon u ndalua nga policia në minutën e fundit, pasi zyrtarët e policisë kishin kontrolluar valixhet e saj kuptuan që ajo kishte një shumë të majme me para.
Kjo shumë është shuma më e madhë e cila është konfiskuar nga dogana e Britanisë së Madhe gjatë këtij viti.
Ditën e hënë Hanlon është paraqitur në bankën e të akuzuarve, në para burgim ajo do të vijojë të qëndrojë deri më 5 nëntor që do të merret vendimi përfundimtar nga gjykata.
Loading...