“Fan Club” është rikthyer për të komentuar gjithçka ndodh në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Elhaid Cufi, si i eleminuari i parë nga ky reality show, ka dhënë një intervistë për “Fan Club”.
Debati mes ish-konkurrentit dhe Iva Tiços ishte ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Kjo e fundit i tha se sipas mendimit të saj, Elhaidi nuk është poet, por një shkrimtar urban. Nga ana tjetër, ai i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këto kritika do t’i vlerësonte shumë nëse ajo do të kishte lexuar librat e tij.
Pjesë nga debati:
Iva Tiço: Dashuria më e madhe në jetë është letërisa. Jam diplomuar në gjuhë-letërsi dhe nëse flasim pastaj për letërsinë, unë i bie që të bëhem pak cinike me Elhaidin nga kjo anë. Nuk e di nëse ju e quani veten poet, por të paktën të tjerët…
Nëse do të jetë poet Elhaidi, pastaj ça do të bëjë Borges-i?! I bie të kthehet përmbys në varr, por ndoshta për mua është thjesht çështje termash sepse kjo është një botë e madhe, ku ka vend për të gjithë dhe të gjithë mund të shkruajnë dhe të gjithë kanë lexuesit e vet.
Ajo që Elhaidi bën dhe që unë e çmoj dhe e komplimentoj është që ka gjetur lexuesin e këtij shekulli.
Lexuesi i këtij shekulli është një lexues krejtësisht tjetër, është lexuesi i smartphone-it që nuk hyn të lexojë një libër të gjatë, por që një citat është nxjerr thelbin e një libri dhe Elhaidi është i zoti.
Bravo të qoftë që me 7 fjalë të nxjerri thelbin e një libri. Për mua shkrimtar urban është një gjetje shumë e mirë. Nuk i kam lexuar librat e Elhaidit, por ata që qarkullojnë.
Elhaid Cufi: Unë do e kisha vlerësuar kritikën tënde nëse do të kishe marrë romanin “Pasqyrë” do e kishe analizuar dhe do të më kishe thënë ‘për këtë për këtë bën, për këtë, për këtë nuk bën’. Nëse do e kishe marrë librin “I varfën me zemër të pasun” dhe do të kishe analizuar tregimet dhe poezitë, stilin, metaforën etj etj do vlerësoja kritikën.