Basha bën deklaratën e fortë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka ndarë në Facebook një video nga konferenca e sotme për shtyp, ku ka prezantuar amendamentet.

Basha thotë se, kushdo që meriton të largohet nga politika duhet të largohet, nuk ka rëndësi demokrat, socialist apo të ndonjë partie tjetër.

“I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve. Duke pranuar këto propozime i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen se kushdo që meriton të largohet nga politika duhet të largohet nga politika, nuk ka rëndësi demokrat, socialist apo të ndonjë partie tjetër.

Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng të një klase të ndryshkur dhe të dalë nga vetja. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i zhvillimit. Ndryshimi do bëhet me çdo kosto”, është shprehur Basha

Loading...