Blerja më e re në histori/ Arsenali nënshkruan me një djalë 4-vjecar

Talenti nuk ka moshë. Kështu duhet të kenë menduar skautët e Arsenalit, përndryshe nuk do të flisnim për Zayn Ali Salman, blerja më e re në historinë e (para)akademisë së “Topçinjve” (shkolla e futbollit), vetëm 4 vjeç. Në shënjestër të shumë klubeve të tjera të njohura, babai i tij nuk habitet.

“E kuptova në momentin që ai lindi. Mbaj mend që infermierja e vuri në bark dhe ai ngriti kokën duke parë përreth. Madje, ajo mbeti e befasuar. Djali ishte shumë i fortë që në moshë të re”, – tha ai për ‘BBC’. Sidoqoftë, ngritja e tij në famë, si dhe historia e nënshkrimit me Arsenalin, kanë ngritur dyshime, pasi shumë zëra janë shprehur kundër “profesionalizimit” në një moshë kaq të re.

Babai i tij, gjithsesi, konsideronte se ai ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, duke theksuar mbi të gjitha ekuilibrin: “Ka një ekuilibër të pabesueshëm që në fëmijëri”. Arsenali nuk është kujdesur aspak për moshën e tij, pasi e konsideron atë me shumë potencial.

Trajneri i tij, Austin Schofield (te First Touch Academy), gjithashtu e konsideron atë shumë përpara moshatarëve të tij: “Natyrisht, ne e vendosëm të luante me fëmijët e moshës së tij, midis 4, 5 ose 6 vjeç, por tashmë i ka kaluar të gjithë.

View this post on Instagram

A post shared by Zayn Ali (@zaynalisalman)

Ai ishte më i shpejtë, kishte një prirje më të mirë në fushë, godiste dhe kalonte topin shumë më mirë se të tjerët. Fola me babanë e tij, pasi ai (Zayn) donte ta provonte veten me fëmijët më të mëdhenj. Menduam pse jo…, le ta provojmë”.

Sido që të jetë, aftësia e tij me topin tërhoqi vëmendjen e “Topçinjve”. Stephen Deans, njërit nga “skautët” e klubit londinez, i ra shpejt në sy: “Ky fëmijë po bën gjëra që nuk duhet t’i bënte. Mënyra se si godet topin…, është shumë komplekse për dikë të moshës së tij. Kur e pashë, thirra një shok dhe ai u mahnit. Kur i thashë se është 4 vjeç, iu duk e pamundur. Shkova të flisja me prindërit e tij, e çova në disa seanca stërvitore dhe ai shkëlqeu përsëri”.

Ndërkohë, Zayn është mjaft i qetë. Siç ka komentuar vetë, i pëlqen të veshë fanellën e klubit të tij të preferuar, edhe pse është i vetëdijshëm se ka marrë përsipër një sfidë mjaft komplekse kur luan kundër fëmijëve më të mëdhenj.

Loading...