Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, që të përgatitet për protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë. Ai theksoi se shqiptarët e bashkuar dhe demokratët do të çlirojnë vendin.
Sipas Berishës sapo demokratët të çlirojnë partinë nga pengu Basha, ata do të nisin një varg të madh protestash kundër kësaj qeverie kriminale.
‘Ju them sot përgatituni për protestat më të mëdha që keni parë ndonjëherë. I them ramës se do të përballet me popullin dhe me protesta të mëdha. Ne do ta bëjmë sapo të çlirojmë PD-në nga pengu Basha’, deklaroi Berisha.
Loading...