Lajm i trishtë! Covid-19 i merr jetën të riut shqiptar

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. I riu, i quajtur Sidorel Myzeqari, nga Mollasi i Elbasanit jetonte prej disa vitesh në Angli.
Ai kishte disa ditë me simptoma por gjendja është rënduar papritur dhe shokët që kujdeseshin për të e kanë dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Familja, të afërmit dhe miqtë kanë kërkuar ndihmë për kthimin e trupit të tij në atdhe, pasi familjarët e 28-vjeçarit nuk kanë mundësi financiare.

Loading...