Sherr masiv mes të rinjve

Një sherr mes të rinjve në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Dy grupe janë përleshur brenda një lokali.
Përplasja ka vijuar goditje me grushta dhe sende të forta edhe jashtë ambienteve të lokalit.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe një skuadër “Shqiponja”. Motivet e sherrit nuk dihen ende, ndërkohë që mësohet se për momentin janë shoqëruar në komisariat dy persona.

Zona e ish-Bllokut është mjaft e frekuentuar nga të rinjtë dhe sigurisht mbetet e lakmuar gjithashtu nga grupet kriminale që tregtojnë lëndë narkotike.

Loading...