Për 200 lekë të vjedhura në furrën e bukës, pas 3 vitesh i riu përballet me drejtësinë

Kur drejtësia ‘funksionon’ ndodh edhe kjo. Pas 3 vitesh i riu përballë drejtësisë për 200 lekë të vjedhura në furrën e bukës.

Policia e Tiranës mori një telefonatë për një vjedhje të kryer mbrëmjen e 15 dhejtorit.

Teksa uniformat blu u paraqitën menjëherë në dyqanin ku kishte ndodhur vjedhja që rezultoi të ishte një furrë buke, pronari A.Bakollari denoncoi një 21-vjeçar se i kishte vjedhur 2 kalcone dhe një molto.

3 vite pas autori, F. Ogiçi, kreu vjedhjen me vlerë 200 lekë, Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin e tij. 21-vjeçari është një person me precedent penal, pasi është akuzuar edhe më parë për vjedhje dhe është kapur me kanabis.

Vjedhja e kalconeve dhe molto do e çojë pas hekurave 21-vjeçarin, dhe e gjithë kosto e procesit shkon në 35 mijë lekë të rinj, përfshi edhe 50 euro dita në paraburgim. E gjitha kjo për një vjedhje për 200 lekë.

Loading...