E rëndë/ Rreh tezen e bën për spital, arrestohet 38-vjecarja

Dhunon tezen me sende të forta, por përfundon pas hekurave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetases V. Gj., 38 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me sende të forta tezen e saj shtetasen M. E., 50 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, e cila ka pësuar dëmtime të lehta fizike.

Ende nuk dihen arsyet e këaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Loading...