Pas takimit me bashkëshorten, balerini Ilir Shaqiri ka vendosur të largohet nga disa raporte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Një ditë pas takimit, ai është zgjuar dhe u ka komunikuar banorëve të tjerë, Sabianit dhe Fifit se përveç raportit me to, nuk do të ketë kontakte të afërta me asnjë person tjetër. Në të njëjtin “rreth” ka future edhe aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demirin.
Po ashtu, pas kritikave të bashkëshortes Emmanuela për kontakin me Beniadën, ai ka theksuar se do të gjendet gjithmonë disa metra larg vajzave të tjera. Dy ditë më parë, modelja e lëpiu në faqe gjatë sfidës javore.
Loading...