Sherr mes Ilirit dhe Palomës, gazetarja shpërthen në të qara: Mos më trego mua ti se…

Si çdo ditë tjetër edhe sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë munguar tensionet dhe debatet. Së fundmi ka qenë Iliri dhe Paloma të cilët kanë debater dhe gjithçka ka nisur për mosrespektimin e rregullave.

Dëgjohet që gjatë debatit Iliri i ka thënë Palomës se ajo dhe Monika duhet të respektojnë mbajtjen e mikrofonave dhe mos flasin nën zë.

Ai i ka kërkuar që këto dy rregulla të zbatohen, pasi nëse ndodh e kundërta atëhere do të dënohen të gjithë.

Mirëpo, mënyra që Iliri i’a ka kërkuar këtë gjë nuk i ka pëlqyer aspak Palomës dhe të dy filluan ti bërtasin njëri-tjetrit.

Ata kanë përdorur dhe fjalën “harbut” fjalë e cila degradoi situatën dhe pas debatit, kur Iliri u largua, Paloma ka shpërthyer në lot.
“Nuk kam qenë vetëm unë. Ankohu edhe me të tjerët, mos mu drejto vetëm mua. Po tregohesh ti harbut në këtë mes jo unë, dhe nuk po di të përshtatesh”, dëgjohet të thotë Paloma.

Loading...