Jemi në kulmin e vjeshtës dhe kjo do të vërehet edhe këtë javë. Përgjithësisht moti do të jetë me kthjellime e zhvillime vranësirash, këto më të theksuara në pjesën jugore të vendit.
Sipas shërbimit Meteorologjik reshjet e shiut do të përfshijnë përkohësisht zonat jugore dhe ditën e enjte reshjet përkohësisht do të marrin intensitet mesatar.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati verior mesatare deri e vrullshme të enjten e të premten.
Qarkullimi i masave ajrore më të freskëta do të sjellë rënie të temperaturave minimale të paktën deri në mesjavë. Valëzimi i dete i forcës 3 deri 4 ballë.
Loading...