‘Nuk kam ku bëj dashuri me gruan se na sheh goca’,Ard Daullxhiu i bën thirrje Ramës

Ard Daullxhiu, i njohur ndryshe si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri” ishte i ftuar së fundmi në “Expuls” në RTV Ora. Gjatë intervistës ai rrëfehu se si 4 gra nga vende të ndryshme të Shqipërisë e kanë braktisur atë për shkak se nuk ka shtëpi të madhe.

Në banesën ku jeton me vajzën, Ard Daullxhiu thotë se nuk ka një ambjent për intimitet me gruan. Ai madje i kërkoi ndihmë kryeministrit për një shtëpi të madhe. “Kryeministri të vërë dorën në zemër, dua një takim me të se më kanë ikur 4 gra. Flejmë 3 veta në një divan. Nusja fle me gocën, unë te këmbët e nuses. Dua të bëj dashuri me nusen nuk e bëj dot se aty kam dhe motrën”, tha ai.

Loading...