Fluks pacientësh të helmuar/ Gjendje alarmante gjatë natës në spitalin e Krujës

Situata në spitalin e Krujës vijon që të paraqitet shqetësuese. Qytetarët vazhdojnë të paraqiten ende me shenja helmimi dhe dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Lidhur me numrin e paraqitur deri më tani ka folur edhe drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta.

Drejtoresha e Spitalit Yllka Sheta: Nga e diela kanë marrë mjekim 300 qytetarë të cilët kanë shfaqur shenja helmimi.

Ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se në qytet janë vetëm 2 depozita uji të pijshëm.

Loading...