Toka nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet shkund Greqinë

Aktiviteti sizmik në Greqi siç duket është larg përfundimit. Një tjetër lëkundje sizmike prej 3.3 Rihter ka ndodhur në orën 08:41 të mëngjesit të së martës, 26 tetor, vetëm pesë kilometra në verilindje të Arkalochorit në Kretë me një thellësi 9.3 kilometra.

Pasgoditjet vijojnë në Kretë pas tërmetit vdekjeprurës që ndodhi mëngjesin e së hënës, më 27 shtator, me magnitudë 6 Rihter.

Goditjet në javët e fundit kanë qenë me qindra në Kretë, por edhe qytete të tjera të Greqisë duke shkaktuar frikë dhe panik.

Loading...