Pjesë e emisionit “Përputhen’ u bë edhe Artani, konkurenti i cili u prezantua nga moderatorja e emisionit Bora Zemani si vëllai i ish konkurentit Mevlan Shaba. Rrugëtimi i Artanit në këtë reality show ishte shumë i shkurtër dhe deri diku ai zhgënjeu publikun e gjerë por edhe vetë konkurentët brenda programit.
Gjatë pjesëmarrjes në emision ai demostroi ne disa raste arrogancë karshi vajzave duke i sulmuar, ironizuar dhe ofenduar ato vazhdimisht. Me këto veprime, publiku nisi të dyshojë për faktin nëse Artani kishte hyrë vërtet në këtë program për të fituar zemrën e vajzave apo thjesht për të fituar famë? Ai u bë shumë qesharak sidomos gjatë një debati me Tolën, ku Mikela nuk po pushonte dot së qeshuri për shkak të reagimeve femërore që kishte parë të Artani. Artani humbi shumë pikë nga publiku sidomos për reagimin me shenja të theksuara xhelozie karshi vellait të tij Mevlanit. Tepër i acaruar ai deklaroi se ka një emër dhe nuk dëshiron më që ti përmendet emri i vëllait të tij Mevlanit.
Nuk dihet saktë, nëse Artani është pranuar në përputhen për shkak të ndërhyrjeve dhe miqësisë së ngushtë që vëllai i tij Mevlani ka me regjizoren Olsa Muhameti, me opinionistin Arjan Konomi dhe me moderatoren Bora Zemani, apo nëse ai ka hyrë në atë spektakël pa mbështetjen dhe bekimin e Mevlanit e familjarëvë të tij!
Mevlani ka trazuar rrjetin me daklaratat e tij ku të paktën në një rast ka mohuar që Artani të ishte vëllai i tij duke u shprehur se me Artanin janë thjeshtë kushërinj. Por më pas ai e ka pranuar publikisht faktin se Artani është vëllai i tij i vogël.
Kështu mbyllet edhe rrugëtimi kaq i shkurtër dhe pa suksesshëm i Artanit. Me largimin e tij nga përputhen Artani jo vetëm që nuk i theu zemrat e publikut të gjerë por ngriti minimalisht këto tre pikëpyetje në lidhje me hyrjen dhe largimin e tij në këtë spektakël.
– A u bë ai pjesë e këtij reality show për shkak të njohjeve të vëllait të tij me produksionin?
– A e kishte ai mbështejtjen e vëllait të tij dhe të familjes për pjesëmarrjen në këtë spektakël?
– A ka ndikuar Mevlani te produksioni në largimin e tij ?