Ngjarje tragjike në një fshat të Fierit. Gjendet i vetvarur në oborrin e shtëpisë një shtetas.
Sipas burimeve nga vendngjarja, sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç.
Dyshohet se i ndjeri vuante nga depresioni dhe i ka dhënë fund jetës në kushtet e tronditjes së thellë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Loading...