A larm! Po përhapet një v irus që prek fëmijët e vegjël, 4 fëmijë janë të intubuar

Në Itali është përhapur një virus sincicial respirator RSV, i cili prek fëmijët. Ai është në gjendje të infektojë sistemin e frymëmarrjes të pacientëve të çdo moshe, por kryesisht fëmijëve në vitet e para të jetës. Për këtë arsye autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin dhe kanë këshilluar të kihet kujdes. Në Padova janë 16 pacientë të vegjël, 4 prej të cilëve të intubuar në terapi intensive. Në Poliklinikën Umberto I në Romë janë 10 të shtruar, nga të cilët 2 foshnja dy muajshe, por edhe në rajonet e tjera situata është e ngjashme.

Repartet e pediatrisë dhe repartet e kujdesit intensiv në spitale po hasin vështirësi për shkak të pranisë së foshnjave me bronkiolit dhe pneumoni, të shkaktuar pikërisht nga ky virus. Deri më sot, për këtë virus nuk ka një vaksinë specifike, por tre prova të fazës III të vaksinave për nënat dhe terapitë me antitrupa monoklonalë janë duke u zhvilluar.

JOQ Albania

Loading...