Basha, Ramës: Të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën?

Kreu i PD Lulzim Basha, ka sulmuar për herë të parë publikisht dhe nga foltorja e Kuvendit Presidentin Ilir Meta. Duke iu drjetuar Ramës, ai i tha kryeministrit se atë e ka marrë malli për ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta.

“E ke hallin te PD. Ke hall ti sa njerëz mbledh unë? Të ka marrë malli? Thuaje të ka marrë malli. Të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën? Merr një foltore tënden. Ne jemi këtu për hallin e shqiptarëve, jo të tëndin, Sali Berishës dhe Ilir Metën”, i tha Basha kryeministrit.

Duke iu përgjigjur replikës së Ramës, kryedemokrati tha se ai mbylli “gropën e Hajdin Sejdisë” që qëndroi e hapur në Tiranë për 11 vite.

“Unë të munda në 2013. Të hoqa parfumin e Hajdin Sejdisë. Ti e di ku ishe tre javë me radhë sa more veten. E di dhe unë. Ke ca miq ti, kam ca miq dhe unë. Nëse të dukem i fortë, është problemi jot, i dobët s’kam qenë ndonjëherë. Faktet të poshtërojnë. Ja ku i ke faktet. Merri këto, kërkoja tigrit të t’i japë”, shtoi Lulzim Basha.

Loading...