“Dy medalje të së keqes, burgu Burreli si ferr i regjimit komunist dhe Tepelena, si mizori, tregojnë gjithçka për vuajtjet e shqiptarëve më regjimin komunist”, shprehet për ATSH, Adem Allçi.
Në kampin e Tepelenë ku regjimi komunist thuri tragjizmin më të kobshëm në Shqipëri, ranë lutjet e klerikëve të vendit për viktimat e regjimit komunist.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit një institucion i ri i krijuar nga qeveria për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit ka marrë shardanin e dritës për të ndritur të shkuarën si një mundësi për të parë të vërtetën në sy nëpërmjet dosjeve sekrete, historisë së vërtetë të regjimit komunist mbi përndjekjen, hetimin, torturat, internimin dhe burgosjen e të përndjekurve politikë.
Adem Allçi, kryetari i Shoqatës Mbarë Kombëtare të të Përndjekurve Politikë, e konsideron lutjen një shenjë ogur mirë për kurimin e të shkuarës.
Sa i tmerrshëm ishte regjimi për familjen Allçi?!
Historia nis si një legjendë e vërtetë, Ademi kalëruar mbi një kalë të bardhe, desh të kalonte kufirin kur ishte 18 vjeç e që nga ajo ditë që u kap në kufi nga Sigurimi i Shteti, jeta e tij dhe e 3 vëllezërve, do të përshkruante ferrin.
Nga Spaçi në Burrel, një mal me vuajtje për 28 vite në burgun e Burrelit. Net të gjata në qeli i zhveshur dhe në -20 gradë, rrahje, tortura dhe mizori, por që arriti ta thyej burgun e Burrelit.
Adem Allçi u dënua nga regjimi komunist me vdekje dhe bëri plotë 28 vite burg në Spaç dhe kryesisht në Burrel.
Është një nga të burgosurit politikë që ka marrë këstin e tetë të dëmshpërblimit, pro që është në kategorinë e atyre që kanë më shumë se tetë këste dhe pret dhe shlyerjen e plotë.
I burgosuri politik, Adem Allçi i përket edhe një historie të jashtëzakonshme ndodhur në burgun e Burrelit i cili bashkë me Dhori Gronjoti, Sazan Hadëri tre të burgosurit politik që thyen burgun e Burrelit 51 vite më parë pikërisht me 2 Gusht 1967.
Në burgun e Burrelit kanë vuajtur dënimin mijëra të burgosur, intelektual, klerik, deputet dhe njerëzit më të ndritur të kombit, personalitete të letrave, artistë shkrimtarë, njerëzit më të ndritur të kohës.
Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri është ndërtuar gjatë kohës kur mbretëronte Ahmet Zogu.
Ky burg është ndërtuar në vitin 1938, dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij.
Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e luftës nacional-çlirimtare, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg.
Me ardhjen në pushtet të diktaturës burgu i Burrelit do të kthehej në vendin më të tmerrshëm të kundërshtarëve të regjimit komunist.
Në këtë burg për 40 vite me radhë janë mbajtur në qelitë e tij të dënuar, të cilët kishin tradhtuar interesat e Atdheut, dhe ishin kundërshtarë të regjimit diktatorial.
Burgu i tmerrshëm i Burrelit do të bëhej zgavra e ferrit për mijëra të burgosur politikë, që jo vetëm për arsye sigurie e kishin zgjedhur Burrelin por dhe për kushtet e vështira dhe qelitë pa dritë e gjithë lagështirë.
Ky burg ishte kontrast i jetës mes vdekjes dhe përpëlitjes për jetën, shtuar dhe torturat dhe izolimin e zgjatur ai ishte makthi i të burgosurve politikë dhe kanë vuajtur dënimin mijëra shqiptarë.
Adem Allci është hero i gjallë i qëndresës antikomuniste sa dhe vetë Sigurimi i Shtetit e quante “Njeriu me dy zemra”.
Kjo legjendë burgjesh na jep edhe sot kurajo që regjime të tilla të mos kthehen më.
Kaluan 25 vite pa marrë asgjë shprehet, Allci duke shtuar se kohët e fundit u bë bë përpjekje për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë që janë gjallë.
Diktatura komuniste ne Shqipëri ishte ndër më të egrat në Europë, madje komunizmi erdhi si një formë regjimi që shumë shpejt diktatori mizor Enver Hoxha e përshtati atë sipas mizorisë së tij dhe që në fillimet e pushtetit organizoi policinë politike që më vonë do të merrte emrin Sigurimi i Shtetit.
Pra, komunizmi nisi gjuetinë e shqiptarëve që më 1944, dhe ky mision barbarë nisi pa u ndalur sa që Shqipërisë i kushtojë shumë 143 mijë vite burg dhe internim qindra të vrarë, gra dhe burra sa dhe sot janë më shumë se 6800 varre të humbura (numri nuk është i sakët sipas statistikave por sipas shoqatave të të përndjekurve politikë) të të burgosurve politike të vrarë tinzash, natën e në fshehtësi nga sigurimi i shtetit.
Burgu i Burrelit
Në historinë e këtij burgu, ka qënë i vështirë për t’u thyer dhe shënohet një rast kur nacionalistët pas instalimit të komunizmit e sulmuan me armë për të çliruar shokët e tyre dhe që nga ajo kohë, burgu i Burrelit nuk njeh të arratisur apo thyerje përjashtuar rastin e tre të burgosurve me 02. Gushtë 1967.
Sot burgu i Burrelit mbanë emrin e një nga tre të burgosurit që guxuan ta thyejnë burgun kur diktatura ishte më e ashpër se kurrë dhe sot mban emrin “Adem Allçi”, sepse dikush atëherë e sfidoi izolimin më të tmerrshëm të diktaturës.
Tre ishin ata që guxuan, ti kundërvihen regjimit, Adem Allci, Dhori Gronjoti, Sazan Hadëri antikomunist që me guxim, heroizmin e tyre të pamat, pa marrë parasysh jetën, guxuan të përballen me diktaturën dhe të thyejnë burgun më famëkeq të Shqipërisë, atë të Burrelit, pikërisht 51 vjet më parë.
Ngjarja e thyerjes së burgut të Burrelit, kam një letër për Enverin
Një ngjarje që tronditi regjimin e diktatorit, tre protagonist Adem Allçi, Dhori Grenjoti dhe Sazan Hadëri kishin skicuar ne memorien e tyre planin e arratisjes si për të thyer mitin e pathyeshmërisë, sloganin e kobshëm, “ky është Burrel dhe hy e nuk del” për t’i thënë diktaturës se regjime të tilla nuk janë të përjetshëm dhe ka ende shqiptarë që guxojnë të përballen me të ndonëse më 1967 diktatura ishe më mizore se kurrë.
Më këtë mendim e kurajo, tre shokët e burgut shkruan natën një letër për t’ia dorëzuar komandës dhe bëhej fjalë për një letër për Enver Hoxhën.
Ky ishte shkaku i kontaktit të tyre me komandën, apo rojën e parë të burgut. Nata e 2 gushtit 1967, ishte dita e planit të arratisjes dhe të tre nisën tek roja.
Ademi me letër në dorë i thotë; “kam një letër për Enverin”.
Afrohet roja dhe ende pa e prekur me dorë Ademi e godet më shuplakë. Marrin çelësat. Ndërrojnë uniformën me atë të rojeve dhe nisen drejtë soletës, rrëfen Allci.
Breshëritë e automatikut nga kulla qendrore shënjestron ato dhe mbeti në vend i vdekur Sazan Hadëri.
Ademi dhe Dhori Gronjoti kaluan telat, por dhe ky i fundit kishte marrë një plumb në këmbë dhe ngelin në fillim të vreshti që gjendej në atë kohë karshi burgut.
Ademi merr arratinë për t’u kapur më vonë në pllajat e Macukullit, pasi kishte rrugëtuar kilometra të tëra.
Ndonjëherë edhe gjarpri bën mirë
Pas kapje ata u dënuan me vdekje pushkatim por më vonë atyre u falet jeta dhe siç e thotë Allçi: “Ndonjëherë edhe gjarpri bënë mirë”.
Adem Allci, bëri plote 28 vite burg gati në të gjitha burgjet e Shqipërisë, por jetën me të madhe e kaloi në Burrel. Njihej me emër në të gjitha burgjet për bëmat e tij të përballjes me gardianët dhe komandantët, madje ishte shndërruar në legjendë.
Ashtu siç edhe e përshkruajnë të burgosurit dhe siç edhe sot ruan një fizionomi të një figure të gdhendur nga vuajtja, tipare të ashpra gjithë muskuj dhe forcë edhe sot që po ofron të shtatëdhjetave.
Por në burg ai ishte një “bishë” e vërtet pasi stërvitej në qelit e ngushta dhe ngjitej në to qindra herë ai kishte një betejë të pa përfunduar ne jetën pasi komunizmi e vuri në shënjestër që në rini të hershme dhe jo vetëm atë por të gjithë familjen.
Të gjithë vëllezërit në burg përveç nënës që kishte nisur kujën dhe mbeti prapa portave të burgjeve duke u kujdesur për to.
Sa në një burg në tjetrin dhe në fund nëna e mori kujën e pambaruar me vetë sa kur djemtë u liruan nga burgu nuk e gjetën më, shtëpinë e askënd nga familja.
Burgu i Burreli bën 51 vite nga thyerja dhe mund të konsiderohet si një kryengritje kundër regjimit diktatorial dhe ne e rikujtojmë për nder të gjithë ata që vuajtën nga diktatura dhe ngushëllim për të gjithë ato nëna që ende nuk kanë varret e të afërmve të tyre, që dergjen honeve të burgjeve të ekzekutuar tinëzisht nga sigurimi i shtetit për t’i qarë me kujën e pritur.
I pyetur për lutjet e fundit në kampin e Tepelenës, Allçi shprehet se regjimi komunist nuk kishte dasi ai hakmarrje kudo si në jug dhe në veri, nuk ka qenë tmerr dhe ferr vetëm Burreli por dhe kampi i Tepelenës.
Qeveria vitet e fundi bëri shumë përsa i përket dëmshpërblimi
“Qeveria vitet e fundi bëri shumë përsa i përket dëmshpërblimi të të burgosurve politikë, ndërtimin e muzeve dhe kurimin e tëre për të nxjerrë në dritë të shkuarën e regjimit komunist, por ka ende për të bërë”, tha Allçi për ATSH.
Allçi shtonë se “kampet e internimit renditen në diktaturë si kampet e vdekjes për nga mënyra se si funksiononin si qendra të vuajtjes dhe të izolimit, mënyra e punës së detyruar, kequshqyerja dhe torturat për shumicën e të internuarve”.
Kampi i Tepelenës ishte një “ferr” i vërtetë ku vuajtën me mijëra vetë, gra, burra dhe fëmijë dhe figura të ndritura të kohës, si kardinali Mikel Koliqi, doktor Ali Erebara, doktor Mykerem Janina, profesor Ali Cungu, profesor Guljem Deda, shkrimtari Mithat Araniti, akademik Pader Lazi, ish- ministri i Arsimit, Zef Shiroka (vëllai i doktor Shirokës) dhe të tjerë intelektuale që çdo ditë përpëliteshin mes jetës dhe vdekjes.
Aktualisht, në kampin e Tepelenës kanë mbetur kapanone, dhomat e torturës, porta e hekurit që ruhej nga policë në kohë të komunizmit dhe si dëshmi dhjetëra varre që kanë humbur, kryesisht varre fëmijësh dhe numri arrin deri më 115 varre, por nuk ka një shifër të saktë, sepse numri i të vdekurve është disa fish me i madhe dhe i dyshimtë, pasi flitet për dy varreza që kanë më shumë se 600 varre.
Tepelena regjistron 140 të pushkatuar, tortura nuk kurseu askënd..!!!
Sipas statistikave të arkivit të Ministrisë së Brendshme, prej vitit 1945, që ishte dhe viti i parë i internimit, në këtë kamp vdiqën 260 njerëz, kryesisht fëmijë dhe pleq.
Kazermat e kampit ishin të përmasave të stërmëdha, tamam një hangar kuajsh (trashëguar nga italianët) por që ndiqnin njëra-tjetrën në disa qindra metra, pasi më parë kishin qenë depo të ushtrisë italiane dhe ato mund të mbanin mbi 300-600 veta, mbasi kishte shumë familje me fëmijë të vegjël që zinin pak vend.
Kurimi i së shkuarës
Memorial në kampin e Tepelenës, përkujtohen të ekzekutuarit nga komunizmi.
30 gushti, shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve dhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka vendosur një memorial në kampin famëkeq të Tepelenës, ku humbën varret e qindra personave, sidomos fëmijë.
Po ashtu, Këshillit Bashkiak Tepelenës ka shpallur Memorialit të Punës së Detyruar në ish- kampin famëkeq te Tepelenës, si objekt investimesh.
Qeveria shqiptare vitet e fundit në programin e saj ka pasur kurimin e së shkuarës, kompensimin e të burgosurve politikë në aspektin social dhe në aspektin mora.
Gjatë këtyre viteve janë ndërtuar dy muze në Tiranë, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, u miratua ligji për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit si dhe janë vendosur memorial kujtese në shumë vende të vuajtjes së dënimi apo në kapet e internimit, si në Lushnje, Shkodër, dhe në Kampin e Tepelenës.
Po ashtu janë shpallur zona muzeale duke përfshirë këtu dhe burgun e Spaçit. Kurimi me të shkuarën vazhdon, pasi dhimbja e një kombi në diktaturë është aq e madhe dhe shpesh herë e pa shpjegueshme dhe do duhet ende kohë për transparencën me të shkuarën, për të hedhur dritë mbi errësirën e një regjimi si mundësi që regjime të ngjashme të mos kthehen më.
Gjatë viteve të diktaturës komuniste, shqiptarët kanë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.
Lutje për të vdekurit në Tepelenë
Një ngjarje e veçante në Tepelenës, te gjithë përfaqësuesit e Klerit ne vendin tonë, përfaqësues të Kishës Katolike, Ortodokse, përfaqësues të Bashkësisë Myslimane , e Bektashiane për ndër te viktimave në ish- kampin e internimit ne vitet 1949-1953 realizuan lutjet për kujtimin e viktimave në një ceremoni tepër te veçante dhe me shume vlera.
Allçi shton se regjimi komunist të parët që ekzekutoi ishin intelektualët, kundërshtarë të regjimit dhe klerikë dhe lutja e klerit në Shqipëri shkon për të gjithë të persekutuar, por dhe vetë klerikët.
“Duhet punuar ende për gjetjen e varreve të të burgosurve politikë të ekzekutuar nga diktatura, nuk duhet ndalur për të nxjerrë në dritë të vërtetën e ati regjimi mizor, dekomunistizimi duhet të jetë një proces që duhet vazhdojë si një mundësi jo për tu hakmarrë, por që regjime të tilla të mos kthehen më”, përfundon Allçi. /atsh