Bushi tregon sakrificën që ka bërë për Alvisën.Ja pergjigjet e 4 pyetjeve me spec për Alvisa Qarrin!

Hysen Rama u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në instagram këtë të Enjte. Ai ka shuar kureshtjen e tyre duke u dhënë përgjigje pyetjeve lidhur me emisionin përputhen, pyetje për Alvisën, për vajzat dhe djemtë në program, për familjen, shoqërinë dhe shumë të tjera.
Katër prej pyetjeve kishin të bënin me Alvisa Qarrin, ish të dashurën e tij dhe aktualisht një nga konkurrentet më protagoniste të programit.
Njëri prej ndjekësve i shkruan Hysenit se : “Alvisa për ty mbaron edhe pse mundohej të mos dallohej. Të kan pas zili gjithë djemtë o Bush”. Por përgjigja e Bushit është paksa diplomatike duke u shmangur disi thelbit dhe të mos e përmend Alvisën. Ai i përgjigjet ndjekësit në këtë mënyrë: “Di të them diçka. Kemi lindur të thjeshtë, pa asgjë. Dhe do vdesim pa marrë asgjë me vete. Kështu që në çdo etap të jetës tonë duhet të jemi vetvetja dhe me këmbë në tokë. Nuk duhet ta harrojmë kurrsesi nga kemi ardhur”.
Pyetja e radhës ishte: “A është e vërtetë që makina që i dhurove Nikut ishte e Alvisës se kështu po flitet në rrjetet sociale?”. Dhe Hyseni përgjigjet se : ” Jo nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë makina ime dhe Alvisa e thjesht e ka përdorur disa herë”.

Një pyetje më e drejtëpërdrejtë i vjen nga një tjetër ndjekës i cili e pyet Hysenin: ” Cila është gjëja më e madhe që ke bërë për Alvisën gjatë kohës që keni qenë të lidhur!” . Dhe Hyseni përgjigjet në këtë mënyrë: ” Për këtë pjesë nuk doja të flisja shumë në fakt por mu kujtua diçka dhe dua ta tregoj. Një fundjavë u nisëm për në ujvarë diku mbas Shkodrës. Për të arritur te ujvara duhet të ngjisje një mal në këmbë që ishte rreth dy orë larg dhe terren shumë i vështirë. Vajza në fjalë na kishte ardhur me taka sepse nuk e dinim që ishte terren i vështirë. Kam hequr atletet e mija, ja kam dhënë dhe e kam ngjitur malin pa atlete, zbathur domethënë. Pjesa më e vështirë ishte kur e zbritëm malin, edhe tani që e kujtoj më dhëmbin këmbët, ishte aq e vështirë sa në një moment i vesha vet atletet dhe e mora vajzën në krah deri sa zbritëm malin. ”
Pyetja e katërt ishte: “Je shumë i mirë! Përse nuk provoni një ribashkim me Alvisën?” Përgjigja e Hysenin është kjo : ” Mendoj se diçka që thyhet është e vështirë të ngjitet përsëri” Ai i shton komentit të tij edhe një të shenjë të qeshure dhe në këtë mënyrë i mbyll pyetjet më spec në lidhje me Alvisën.
Laberia News

Loading...