T ragjike/19 vjeçari v ret dy motrat për të fituar lotarinë amerikane

Një ngjarje e pazakontë dhe tepër e rëndë ka ndodhur vitin e kaluar në Britani, ku një adoleshent ka vrarë dy motrat si sakrificë për të fituar lotarinë amerikane. Mediat britanike bëjnë me dije se Danyal Hussein, 19 vjeç, vrau Bibaa Henry-n dhe Nicole Smallman-in në një sulm që besoi se do t’i shërbente si sakrificë për një djall të emëruar “mbreti madhështor Lucifuge Rofocale” për t’ia mundësuar fitimin e lotarisë.

I riu i cili akuzohet për vrasje është dënuar me 35 vite burg, pasi nuk mund të dënohej me burgim të përjetshëm duke qenë se ai është nën moshën 21-vjeçare. Por ai ka refuzuar që të ofrojë dëshmi në gjykimin e vet, duke pretenduar se nuk është përgjegjës për vrasjet.

/JOQ Albania

Loading...