Një pikturë e rrallë e Sulltaneshës Hürrem, e njohur në Perëndim si Roxelana, gruaja e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, u shit në një ankand në Londër për 126.000 sterlina.
Kjo shitje erdhi si pjesë e një ankandi nga “Sotheby’s”, një nga ndërmjetësit më të mëdhenj në botë të arteve të bukura dhe dekorative, bizhuterive dhe koleksioneve, të quajtur “Artet e Botës Islame dhe Indisë”.
Piktura në vaj daton nga fundi i shekullit të 16-të dhe fillimi i shekullit të 17-të. Në ankand, vepra kishte çmimin fillestar prej 70.000 sterlina, ndërsa pastaj mori një çmim prej 100.000 sterlina. Blerësi do të paguajë 126 mijë sterlina për pikturën, përfshirë komisionin.
Me origjinë nga ajo që tani është Ukraina perëndimore, Roxelana hyri në haremin e Sulltan Sulejmanit dhe shpejt u bë e preferuara e tij. Ajo ishte një sponsor i madh i arkitekturës dhe fondacioneve bamirëse, përfshirë edhe ato në Kuds. Sulejmani i Madhërishëm, i njohur gjithashtu si Kanuni (Ligjdhënës), është sulltani osman që ka qëndruar më gjatë në fron, për 46 vjet, deri në vdekjen e tij në vitin 1566.