Një prodhues instrumentesh muzikore në jug të Gjermanisë ka prodhuar një kitarë të lyer me flori dhe të zbukuruar me kristale për Lady Gaga.
“Kjo kitare, që vjen nga seria e limituar ‘Sandokan’, ka vlerën e rreth 48 000 eurove”, tha prodhuesi i instrumenteve, Jens Ritter.
Kompania e tij “Ritter Instruments” prodhon 72 kitare çdo vit në punishten që ndodhet në një ish-magazinë vere në Deidesheim në shtetin Rhineland-Palatinate.
Artizani 46-vjeçar ka punuar kitare edhe për yje të tjera si Prince dhe George Benson si dhe për muzikantë që kanë performuar me Madonna dhe Christina Aguilera.
Ritter tha se ai dhe ekipi i tij punoi për 18 muaj për kitarën e Lady Gaga me 11 000 kristale “Svarovski”.
Këngëtarja amerikane pritet që ta përdorë këtë kitare gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri në Las Vegas.(Balkanweb)