Lajm i fundit/ Këngëtari i njohur shqiptar shpallet në kërkim

Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur nga të gjithë me emrin artistik, Fero, dyshohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, saktësisht në studion e reperit, ndërsa burimet nga policia kanë deklaruar se gjatë sulmit është përdorur edhe një armë zjarri nga truporja e Feros, Bujar Ibishi.

Po ashtu mësohet se në konfrontimin mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

Burimet e gazetë Sinjali kanë mësuar se Jetmir Aga aktualisht është duke u intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.

Loading...