Artani i ‘Për’puthen’ bën deklaratat e forta

“Për Ritvanën dhe Mikelën kam pasur pëlqim të vërtetë. Me Ritvanën e kisha një takim por nuk shkoi mirë. Aty janë krijuar pëlqimet megjithëse të vërtetat i bëjnë jashtë studios. Pëlqimet e dyta i diskutojnë në studio për të bërë xheloz pëlqimin e vërtetë”.

Kështu deklaroi ditën e sotme ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Artan Shaba, i cili u eliminua nga programi nga vetë vajzat.

Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, vëllai i Mevlanit shtoi se Alvisa në një bisedë kishte treguar 5 djemtë që e preferuar në program, por kishte shtuar se asnjërin nuk do ta takonte jashtë.

“Ishte një eksperiencë e shkurtër, e shijova sa munda. U ndjeva pak keq. S’ka lidhje refuzimi sepse mund të thojë s’je tipi im. Nga Alvisa nuk e prisja sepse kisha diskutuar gjëra të tjera jashtë. Jo se kishim pëlqim por më tha se do ta jap si mundësi”, tha Artani.

Loading...