Pas daljes nga BBV, Paloma ka diçka për të thënë për produksionin dhe Arbana Osmanin

Konkurrentja e dytë që u larguar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’ pas Sheilës mbrëmjen e kaluar me një televotim të hapur natën e spektaklit ishte gazetarja e njohur Paloma.

Pasi disa prej banorëve shkelën rregulla, ‘Vëllai i Madh’ vendosi të nxjerrë në nominim të gjithë banorët, pasi disa prej tyre kanë shkelur rregullat e produksionit.

Publiku vendosi të largojë Palomën, që është bërë shpesh pjesë e debateve.

Pas largimit, ajo ka postuar në Instagram një video me momentet e hyrjes së saj në “Big Brother”, ku ka falënderuar produksionin, moderatoren Arbana Osmani dhe “Top Channel”, që është ‘shtëpia e saj mediatike’ prej shumë vitesh. Gazetarja ka falënderuar dhe ndjekësit, që siç shkruan, qanë dhe qeshën me të.

Loading...