Ngjarje e rëndë/ Burri tenton të godas me gërshërë gruan e tij

Nuk ndalet dhuna ndaj grave edhe pse masat janë ashpërsua shumë.

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia e Shkodrës, pasi një 60-vjeçar tentoi të godiste me gërshërë gruan e tij dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri. Në pranga ka rënë shtetasi P.B, i cili ka kërcënuar bashkëshorten pas një konflikti të rastit.

Sipas informacioneve të marra mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend. P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B., 60 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Loading...