A*ksident t*ragjik në vend/Humb jetën 33-vjeçari

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vend, kësaj here në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Bëhet me dije se rreth orës 21:15 në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Si pasojë e rënies, 33-vjeçari ka ndërruar jetë.

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Loading...