Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një 75-vjeçar me iniciale R.B. banues në fshatin Homçan ka rënë nga kali dhe si pasojë ka humbur jetën. Sipas njoftimit të policisë, viktima ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Përrenjasit.
Njoftimi i policisë:
Në Spitalin e Përrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatin Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve./joq
Loading...