Ja kush është shqiptari që vdiq në Itali, që u përplas nga makina

Selmim Selmani, 58 vjeç është shqiptari i cili humbi jetën gjatë aksidentit rrugor të ditës së djeshme në komunën Monteprandone, në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 58 vjeçari , i cili u përplas për vdjekje nga një makinë “Fiat” në rrugën “Scopa” të zonës industriale të Centobuchi, jetonte prej vitesh në shtetin italian me familjen e tij.

Pas lajmit tronditës të vdekjes së tij, familjarët kanë vrapuar në vendin e aksidentit, duke këmbëngulur për të parë me çdo kusht trupin e 58 vjeçarit, pavarësisht prezencës së policisë. Kujtojmë që shqiptari u përplas teksa po lëviste në kembë.

Shërbimi i ambulancës shkoi menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq, shqiptari ndërroi jetë rreth 40 minuta pas përplasjes.

(BalkanWeb)

Loading...