Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin e Laçit mëngjesin e sotëm. Mësohet se viktimë ka mbetur ish-efektivi i policisë Xhelal Reçi.
punonjësi i Policisë Xhelal Reçi, ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm, në afërsi të një banke në qytetin e Laçit. Një vit më parë të birit iu bë atentat djalit të tij i cili arriti t’u shpëtojë breshërisë së plumbave.
“Më 16 Gusht 2020 Besnik Xhelal Reci, i cili po udhëtonte në mjetin e tij me bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur, iu bë atentat. Ai është ndjekur nga një motoçikletë, ku ndodheshin dy persona me skafanda të cilët kanë qëlluar në drejtim të tij dhe familjes së tij.”-shkruhej në atë kohë në njoftimin zyrtar.
Sipas burimeve për mediat, dy persona kanë qëlluar viktimën në hyrje të dyqanit të tij, i cili ndodhet në afërsi të komisariatit të policisë së Kurbinit. Ata kanë qenë të pamaskuar dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri. Një makinë e djegur tip Toyota është djegur në Milot.