Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Shkodër-Koplik, ku një person ka ndërruar jetë dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se personat e plagosur ndodhen në spitalin e Shkodrës. Po ashtu BalkanWeb ka mësuar edhe emrin e viktimës, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin Durim Lushaj.
Siç shihet edhe nga pamjet, dy makinat e përfshira në aksident, njëra prej tyre ka dalë nga rruga, janë shkatërruar thuajse totalisht nga goditja e cila ka rezultuar shumë e madhe.
(BalkanWeb)
Loading...