Z*jarr në Shëngjin/ Flakët rr*ezikojnë disa depozita karburantesh

Një vatër zjarri është regjistruar në hyrje të Shëngjinit. Mësohet se një sipërfaqe me kallamishte është përfshirë nga flakët duke u përhapur me shpejtësi.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se nga zjarri rrezikohen disa depozita karburantesh, të cilat ndodhen fare pranë vatrës, duke përbërë një kërcënim serioz.

Aktualisht forcat e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen.

(BalkanWeb)

Loading...