Shefi i komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza është pezulluar nga detyra derisa të sqarohet çështja për kultivimin e kanabisit. Ndërkohë ka pasur ndëshkime dhe në radhët e policisë.
Për këtë cështje është lënë në arrest shtëpie ish shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi, raporton noa.al.
Në vend të Gjokazës është komanduar Vilson Dine shefi aktual i Policisë Kriminale në Përmet.
Lidhur me këtë hetim, është arrestuar kryeplaku i Frashërit në Përmet Klodijan Mustafa 43 vjeç. Ndërsa inspektorëve të Policisë së zonës së Frashërit Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj i është caktuar masa “detyrim paraqitje”.
Ndërkaq po me detyrim paraqitje është vendosur edhe për inspektorin e Zonave të Mbrojtura në Përmet Joan Allamani. Sinjalizimet e SHÇBA Vlorë bënë të mundur ndëshkimet në radhët e forcave blu në qytetin e Përmetit./a.m/noa.al