Ngjarje e rëndë në Itali/ Festa përfundon në tragjedi

Festa përfundon në tragjedi. Një person vdiq dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë sherrit masiv në zonën e njohur Latina, Itali.

Sipas autoriteteve italiane, të pranishmit ishin shtetas indianë. Një i ri 29-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dhe 20 të tjerë janë shtruar në spitale të ndryshme të zonës.

Ngjarja ndodhi jo shumë larg landfillit Borgo Montello. Sherri ka ndodhur pas një feste që ishte organizuar në shtëpinë e viktimës me rastin e lindjes së fëmijës.

Pjesëtarë të tjerë të komunitetit indian kanë marrë pjesë në festime dhe në një moment, për arsye ende të paqarta, situata ka degjeneruar dhe nuk përjashtohet që në sherr të kenë marrë pjesë persona të jashtëm, të cilët nuk kanë qenë në festë.

Loading...