Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e ish-efektivit Xhelal Reçi, i cili u vra afër biznesit të tij. Gazetarja tha se kamerat kanë kapur personin që ka qëlluar me pistoletë dhe grupi hetimor mund ta ketë identifikuar se cili është autori. Më tej Hoxha tregoi edhe personat që kanë patur konflikte me djemtë e viktimës.
“Është një kamera midis bankës dhe pronës së viktimës, e cila e ka kapur personin që ka goditur me pistoletë dhe mund të jetë identifikuar. Paraprakisht dyshohet se kjo vrasje mund të ketë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve të dy djemve të tij me shtetasit B.M dhe E.M. Ka edhe një konflikt tjetër me Y.Ibrahimi, ku ka patur përplasje mes këtyre personave, pra këto janë pista paraprake dhe prokuroria do të duhet të mbledhë provat”- tha gazetarja.