35-vjeçari nga Tirana organizoi garë me makina luksoze në autostradë. Ja se si merr fund aventura e tij

Ka marrë fund aventura e një të riu nga Lezha, i cili kishte organizuar një garë me makina në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut.

35-vjeçari, i identifikuar si Ervis Kosova, banues në Tiranë, është vënë në pranga nga policia e Lezhës, ndërkohë që i është sekuestruar një mjet luksoz në pronësi të tij.

I riu është identifikuar nga policia pasi videoja në fjalë ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Organizatorët e garës kanë bllokuar aksin rrugor në fjalë, duke penguar automjetet e tjera të qarkullojnë.

Njoftimi i plotë:

Lezhë Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të Ervis Kosova, i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin Ervis Kosova, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë./joq

Loading...