Aktorja turke, Semra Dinçer ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Aktorja, e njohur më së shumti për shqiptarët me rolin e saj në “Kuzey Guney” vuante nga kanceri në mushkëri.
Lajmin e trishtë e bëri me dije këngëtari Haluk Levent në llogarinë e tij në rrjetet sociale. “Sapo humbëm aktoren tonë Semra Dinçer. Ngushëllime fansave të saj.”, ka shkruar mes të tjerash Levent.
Dinçer ka luajtur në 42 filma dhe seriale, më i fundit ishte Nusja nga Stambolli, që është transmetuar dhe në vendin tonë. Dinçer u bë e njohur për publikun shqiptar për interpretimin e saj në serialin Kuzey Güney
SHQIPERIA IME
Loading...