Rama takon Leonardo Di Caprion në Samitin e Glasgow-t, zbulon detaje nga biseda

Kryeministri Edi Rama ndodhet që prej ditës së djeshme në Samitin për Klimën që po mbahet në Glasgoë të Skocisë.
Rama gjatë pjesëmarrjes në mbledhje ka qenë i ulur afër aktorit të njohur Leonardo Di Caprio.

Lajmin e ka bërë publik vetë kryeministrit përmes një postimi në Instagram, ku shihet teksa bisedon me aktorin e njohur.

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, shkruan Rama në mbishkrimin e fotos.

Kujtojmë se aktori Leonardo Di Caprio ka qenë një nga mbrojtësit më të mëdhenj të kauzës për shpalljen e lumit Vjosa si një park kombëtar dhe ndalimin e ndërtimit të HEC-ve në të.

Reagimi i Leonardo Di Caprio në mbrojtje të Vjosës

Javën e kaluar, në Ditën Botërore të Ujit, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun Kombëtar të Vjosës tani.

Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor e i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe ka domethënie kulturore për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit.”

Loading...