Detaje të tjera tronditëse nga dhunimi i 6-vjeçares, tezja: E përplaste pas murit, vajza kishte probleme me…

Detaje tr onditëse vijojnë të dalin në dritë në lidhje me dhunën e ushtruar nga Raimond Kuoraj ndaj vajzës së tij 6-vjeçare.
Ishin mjekët e spitalit ushtarak ata të cilët i shpëtuan jetën të miturës e cila shkoi në spital në gjendje kritike.

Pas ekzaminimeve ajo iu nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale në mëlçi pasi si pasojë e dhunës së ushtruar ishin dëmtuar mushkëritë, stomaku dhe mëlçia.

Sipas mjekëve ekoja tregoi se mëlçia ishte e dëmtuar nga dhuna, në të dy krahët. Pas operacionit të suksesshëm e mitura ka qëndruar në reanimacion për 3 ditë, ndërkohë që për të gjatë këtyre ditëve po kujdeset tezja e saj.

Gjatë një vizite nga mediat në spitalin ushtarak e mitura shihej teksa qëndronte në celuar, duke mos shfaqur shenja dhimbje dhe kjo për faktin se ishte nën ndikimin e qetësusesve.

Tezja e sa tregoi se vajza i kishte rrëfyer dhunën dhe përplasjet me mizore të së jatit pas murit, kjo i shkaktoi dëmtimin e organeve të brendshme.

Loading...