Sabiani është personi i radhës që largohet nga shtëpia e Big Brother, pas një jave ku të gjithë banorët ishin në nominim.
Kjo erdhi si pasojë e thyerjes së shpeshtë të rregullave të ‘’Vëllait të Madh’’.
Pas Palomës, i ndëshkuari tjetër i pubikut për këtë rebelizëm duket se ishte Sabiani.
Ai u eleminua gjatë spektaklit të sotëm, duke lënë kështu përfundimisht lojën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Largimi i tij u pasua me shumë lot dhe emocione nga banorët e tjerë.
Menjëherë pasi Arbana përmendi emrin e tij edhe Iliri kërkoi që të linte lojën, por u desh ndërhyrja e Arnabës që ai ta mendojë sërish vendimin.
Ende nuk dihet nëse Sabiani ka një biletë kthimi, e cila mund të shpëtonte jo vetëm fatin e tij, por edhe të Ilirit, dhe në fakt edhe audiencën e Top Chanel.